Top Channel/ Eco Tirana merr në dorë qytetin! Veliaj: Kompanitë private bënë presion
07/09/2024 19:44

Kompania “Eco Tirana” do të nisë një aksion të gjerë për pastrimin e të gjitha zonave problematike jashtë qendrës së Tiranës, pas braktisjes së punës nga kompanitë private, që ishin pajtuar për kryerjen e shërbimit. Lajmi u bë I ditur nga kryebashkiaku Erion veliaj, gjatë takimit që zhvilloi sot me punonjësit e pastrimit. “Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar. Ata menduan se duke i lënë këto zona pa pastruar dhe duke i çuar foto këtyre faqeve ‘anonim të lutem’, - apo duke nxjerrë disa nga këta që ne i kemi rrahur ‘si gomari në duhan’ me 60 mijë vota diferencë, - do t’i bënin presion kryetarit të bashkisë dhe ne do të dorëzoheshim, do ta hanim presionin. Ne nuk dorëzohemi! Vendimi ishte: Meqë ata duan ta zgjidhin me presion, ne do ta marrim që tani në administrim zonën te lagjja ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, po ashtu edhe zonën e ‘5 Majit’ te Bregu i Lumit, dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit. Kjo do të thotë se në dy muajt e ardhshëm do duhet që të operojmë me një sens emergjence në këto zona.” Me urdhrin e ri të kryetarit të Bashkisë, administratorët e njësive do të mbikëqyrin dhe do të përgatisin një raport për të ndihmuar kompaninë publike të pastrimit. “Kam vendosur që pjesë e aksionit të bëhen edhe administratorët e njësive. Nga sot kam nxjerrë një urdhër, ku detyra e administratorëve të njësisë do të jetë gjithashtu edhe mbikëqyrja, edhe ndihma, edhe raportimi për Eco Tiranën dhe kryetarin e Bashkisë. ju lind edhe detyra që të mbikëqyrni, të ndihmoni, të bëni raportime dhe të gjithë bashkë të dalim faqebardhë me pastrimin e Tiranës” Kryebashkiaku Veliaj tha se me kalimin e emergjencës së krijuar, bashkia do të rrisë pagat dhe shpërblimet për punonjësit e pastrimit të Tiranës.

Top News- “Kemi një kundërshtar të demaskuar”, Berisha i sigurt për fitoren e opozitës
14/01 21:40
Top News- “Enver Hoxha i fuste në bunker paratë”, Berisha: Rama i fut te llogaria e tij
14/01 19:28
Top News- “Janë zbuluar lidhjet e qeverisë me krimin”, Berisha flet me emra: Na bënë presion…
14/01 19:27
Top News- “PD korigjoi një gabim fatal”, Berisha bën analizën për zgjedhjet e fundit
14/01 19:26
Top News- Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, zbardhen takimet e kreut të qeverisë
14/01 18:58
Top News- SPAK pezulloi hetimet / Bardhi kërkon informacion për dosjen ‘Xibraka’
14/01 16:30
Top Channel/ Spiropali dhe Majko në asamblesë socialiste të Kavajës: Do angazhohemi fort për fitore
13/01 22:53
Top Channel/ PS ndan detyrat, Majko në Kavajë/ E prezanton kryeparlamentarja Spiropali
13/01 21:57
Top News – Paraja ‘cash’ në ekonomi. Në fund të 2024 tejkaloi 4 miliardë eurot
13/01 20:30
Top Channel/ Berisha ‘mobilizon’ partinë për zgjedhje: Mos u dorëzoni
13/01 19:43
Top News – PL sulmon ish numrin 2 të LSI-së. Pas deklaratës së Brahimllarit për t’u bashkuar me PS
13/01 18:26
Top News – Akuzat për tenderin e PER, reagon KQZ. ‘Kushtoi 1.8 mln euro, diaspora meriton respekt’
13/01 17:11
Top News- Demokratët premtojnë ulje të sigurimeve shoqërore/ Berisha: Si do ndihmojmë punëdhënësin
13/01 16:18
Top News- A rrezikon Bardhi burg si Salianji!/ Berisha: Paralajmëron Ramën
13/01 16:17
Top News- Bord komunist për fiksmin e Euros/ Përgjigjet Berisha: Kompensojmë, s’ndërhyjmë në treg
13/01 16:16
Top Channel/ Berisha s’i ndahet “Xibrakës”, përmend një foto të dërguar në SPAK
13/01 15:13
Top Channel/ Rama lëvizje surprizë në PS, preken Majko dhe ministri Ervin Hoxha
13/01 15:11
Top Channel/ Çfarë paralajmëron Berisha? Pas Nesti Angonit del emri i Zaho Kokës
13/01 13:24
Top Channel/ Vota e diasporës/ Kreu i PS mbledh drejtuesit politikë dhe ndan detyrat
13/01 13:05
Top Channel/ “S’kisha parë cinizëm më të madh”, Berisha: Ata po u nxjerrin sytë njëri-tjetrit
13/01 12:56
DIGITALB DIGITALB - OFERTA