Top Channel/ Eco Tirana merr në dorë qytetin! Veliaj: Kompanitë private bënë presion
07/09/2024 19:44

Kompania “Eco Tirana” do të nisë një aksion të gjerë për pastrimin e të gjitha zonave problematike jashtë qendrës së Tiranës, pas braktisjes së punës nga kompanitë private, që ishin pajtuar për kryerjen e shërbimit. Lajmi u bë I ditur nga kryebashkiaku Erion veliaj, gjatë takimit që zhvilloi sot me punonjësit e pastrimit. “Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar. Ata menduan se duke i lënë këto zona pa pastruar dhe duke i çuar foto këtyre faqeve ‘anonim të lutem’, - apo duke nxjerrë disa nga këta që ne i kemi rrahur ‘si gomari në duhan’ me 60 mijë vota diferencë, - do t’i bënin presion kryetarit të bashkisë dhe ne do të dorëzoheshim, do ta hanim presionin. Ne nuk dorëzohemi! Vendimi ishte: Meqë ata duan ta zgjidhin me presion, ne do ta marrim që tani në administrim zonën te lagjja ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, po ashtu edhe zonën e ‘5 Majit’ te Bregu i Lumit, dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit. Kjo do të thotë se në dy muajt e ardhshëm do duhet që të operojmë me një sens emergjence në këto zona.” Me urdhrin e ri të kryetarit të Bashkisë, administratorët e njësive do të mbikëqyrin dhe do të përgatisin një raport për të ndihmuar kompaninë publike të pastrimit. “Kam vendosur që pjesë e aksionit të bëhen edhe administratorët e njësive. Nga sot kam nxjerrë një urdhër, ku detyra e administratorëve të njësisë do të jetë gjithashtu edhe mbikëqyrja, edhe ndihma, edhe raportimi për Eco Tiranën dhe kryetarin e Bashkisë. ju lind edhe detyra që të mbikëqyrni, të ndihmoni, të bëni raportime dhe të gjithë bashkë të dalim faqebardhë me pastrimin e Tiranës” Kryebashkiaku Veliaj tha se me kalimin e emergjencës së krijuar, bashkia do të rrisë pagat dhe shpërblimet për punonjësit e pastrimit të Tiranës.

Top Channel/ Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet ishin farsë, duhet qeveri teknike
01/07 19:57
Top Channel/ Prova të reja kundër ish-çiftit Meta! 240 mijë dollarë shpenzime për…
01/07 19:53
Top News – ‘Ke nxjerr Xhelalin me sy mbyll. Vetëm Shalsit i bën foto’. Batuta te ‘Ekonomia’
01/07 18:31
Top News-Berisha denoncon ‘narkodiktaturën’ në OSBE. Kërkon qeveri teknike në asamblenë parlamentare
01/07 18:24
Top News – Rinumërimi, Fieri pa surpriza. Kandidatët vota të padrejta, do u hiqen
01/07 16:34
Top News- S’ka konsensus në Kuvend/ Haxhiu: Tërhiqem nëse s’marr 61 vota
01/07 16:33
Top Channel/ Rama nga Shkupi: Integrimi në BE më afër se kurrë, kemi përmbushur të gjitha pikat…
01/07 12:18
Top Channel/ Rama e Farage do takohen në Tiranë! Rama: Do flasim mbi faktet, jo fantazitë e tua
01/07 12:13
Top Channel/ 1-vjetori i ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë/ Spiropali: Lartësoi një popull të tërë
01/07 11:28
Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16