Ka vijuar edhe këtë javë puna për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt. Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar tre persona, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat 19 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, një për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe dy për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.