Reperi i njohur Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si “Cllevio”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj grupit të drejtuar nga Laert Haxhiu. Ahmetaj ka dhënë dëshminë e tij para trupës gjykuese, në kuadër të procesit që lidhet me aktivitetin e grupit kriminal të akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.