Top Channel/ E zhdukur prej një jave, gjendet e vrarë 31-vjeçarja, trupin ia fshehën në valixhe
29/11/2025 19:30

Trupi i pajetë i influencueses austriake 31-vjeçare, Stefanie, e zhdukur prej gati një jave nga Graz, është gjetur në një zonë pyjore pranë Mariborit në Slloveni. Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj. Sipas mediave lokale, burri dyshohet se e ka mbytur atw, më pas ka futur trupin në një valixhe dhe e ka groposur në një pyll përtej kufirit, në territorin slloven. Pistat e hetimit u hapën pasi ai pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dhe tregoi vendndodhjen e trupit. Stefanie u raportua e zhdukur rreth një javë më parë. Kontakti i saj i fundit ishte dita kur u largua nga banesa, kur i dërgoi dy mesazhe një miku të ngushtë. Në njërin prej tyre, ajo përmendte një figurë të dyshimtë në shkallët e pallatit. Pas kësaj, ajo humbi çdo gjurmë. I dyshuari u arrestua të hënën në Slloveni, pranë kufirit me Austrinë, në afërsi të makinës së tij të djegur. Të premten ai u ekstradua në Austri, ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Styria-s pranoi të tregonte vendin ku ndodhej trupi. Ndërkohë, hetimet po shtrihen edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: vëllait dhe njerkut të të dyshuarit, të arrestuar në Graz. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimin për tentativë manipulimi të provave dhe deri tani kanë refuzuar të japin dëshmi. Policia dhe prokuroria sllovene pritet të publikojnë detaje të reja nesër, ndërsa po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet austriake për të përfunduar rindërtimin e plotë të ngjarjes.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB