Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë, pasi zetori me të cilin po punonte tokën, u përmbys. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Dushk Sektor. Agron Bali, banor i fshatit Dushk, ishte duke frezuar tokat e ullishteve në kodra kur një manovrim i gabuar ka bërë që zetori të permbyset dhe ta zërë poshtë.