Një 31-vjeçar nga fshati Biçukas, Divjakë, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Armando Nasufi ishe duke vaditur misrin dhe në momentin që ka ndërruar tubat e ujit, i ka takuar tubi që kishte ngritur, në linjën e rrymës elektrike. Në momenti e ngjarjes ka qenë i vetëm. Me pas familjarët të shqetësuar se nuk po përgjigjej në telefon, kanë ardhur të toka dhe e kanë gjetur të vdekur.