Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë të sjellë zhvillime të reja për luftën në Ukrainë. I pyetur për arsyen e udhëtimit të Ratcliffe në Rusi, Trump tha se administrata amerikane po punon intensivisht për t’i dhënë fund konfliktit. “Ne do të donim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar Ratcliffe si një “djalë fantastik”. “Diçka mund të dalë nga kjo”, shtoi presidenti amerikan, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimeve.