Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës se ai ka grabitur pronat në Vuno. Sipas kreut të qeverisë, ekstremistët grekë “gatuan çorbën e madhe të gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe, vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të familjes së nënës time në fshatin Vuno të Himarës”.