Dorian Teliti, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës socialiste, duke e cilësuar mbledhjen e sotme të këshillit si ‘antikushtetuese’ dhe ‘jashtë çdo funksioni demokratik’. Sipas Telitit, këshilltarëve të opozitës iu mbyllën mikrofonat dhe kamerat në momentin që do të prezantonin amendamentet për uljen e taksave.