Thyen heshtjen, i ati i Erion Bobës, 15 vjeçarit që humbi jetën pas plagëve të rënda që i shkaktoi thika e bashkëmoshatarit të tij. I mituri nuk ka pasur konflikte të mëparshme me autorin, 14 vjeçarin e arrestuar për vrasje në tentativë me dashje. I ati thotë se kanë qenë shokët e tij ata që e kanë thirrur për të sqaruar një sherr.