Shenjat jetike të Tokës po dobësohen me ritme rekord, paralajmërojnë një grup shkencëtarësh me influencë, sipas të cilëve disa të dhëna të klimës janë tani tepër evidente. Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14,000 shkencëtarësh të cilët kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë globin, thanë se qeveritë kanë dështuar vazhdimisht të zgjidhin shkakun kryesor të ndryshimit të klimës e ai është: "mbishfrytëzimi i planetit".