“Ende nuk e ka marrë veten nga goditja e fundit në nofull”: Donald Trump e sulmoi sërish homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke rikthyer në vëmendje incidentin e shumëpërfolur të tij me bashkëshorten Brigitte. Referenca e mundshme e kreut të Shtëpisë së Bardhë konsiderohet të jetë videoja ku Zonja e Parë e Francës shihej në avion duke shtyrë me të dy duart fyrtyrën e shefit të Elizesë.