Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku një shqiptar i Kosovës përdhunoi me orë të tëra një 37-vjeçare shqiptare. Siç bëjnë me dije mediat italiane, 36-vjeçari nga Kosova e zuri pritë duke e marrë në telefon shqiptaren dhe duke i thënë se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik. Kur e takoi në rrugë, autori i tregoi armën dhe e rrëmbeu në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi për dy orë radhazi, duke e kërcënuar se do e vriste.