Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat pas daljes së përfaqësuesit të tij ligjor, Bledar Dervishaj tha se nesër do të dorëzojë padi, pasi Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false. Kreu i shtetit thekson se kemi të bëjmë me një falsifikim të shkresës nga Parlamenti, që sipas tij është një gjë e rëndë dhe kriminale.