Një adoleshente amerikane është arrestuar në Paris pasi foshnja e saj e porsalindur dyshohet se u hodh nga dritarja e një hoteli dhe vdiq, thonë prokurorët dhe mediat franceze. E reja 18-vjeçare, emri i të cilës nuk u bë i ditur, u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni pas lindjes dhe më pas u vendos nën paraburgimin e policisë, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Parisit.