Pas një vizite në fabrikën e prodhimit të automjeteve në Dearborn të Michiganit, presidenti amerikan Joe Biden u ul në timon të testonte vetë një Ford F150 Lightning, variant elektrik i kamionciës. “Qenka i shpejtqë”, thotë ai ndërsa shkëmbente disa batuta me gazetarët. Por njëra prej tyre është cilësuar vërtet si shaka pa kripë nga ana e presidentit amerikan. Kur një reporter i kërkon nëse mund t`i bëjë një pyetje lidhur me Izraelin, Biden i kthehet: “”Jo, nuk mundesh! Vetëm nëse i del përpara makinës dhe unë të shtyp”! Pati reagime të shumta në rrjete sociale ndaj këtij momenti, e disa analistë politikë pyetën se cdo të kishte ndodhur vallë nëse paraardhësi i tij Donald Trump do të kishte thënë të njëjtën gjë. Me shumë gjasë, ndaj tij do të kishte nisur një proces shkarkimi, ishin disa prej komenteve. Biden ndodhej në fabrikën e kompanisë së famshme për të promovuar investimet dhe zhvillimin, teksa i mëshoi idesë së konkurueshmërisë së SHBA-së me vendet e tjera.