Edhe pse është zgjedhur presidentja e re e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska ka kundërshtuar lirimin e zyrës. Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo intervistoi presidenten e zgjedhur Brunilda Laboviti, e cila njoftoi policinë për konfliktin e krijuar. Ajo u shpreh se nuk po lejohet të marrë detyrën e re, ndërsa presidentja e shkarkuar, Valbona Treska dha këtë prononcim për Top Channel.