Për të pestën herë brenda dy vitesh, bullgarët i drejtohen sërish qendrave te votimit për të zgjedhur një qeveri të re. Përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeveritar dështuan, duke e cuar vendin sërish në zgjedhje. Në fillim të javës, presidenti bullgar, Rumen Radev kishte ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re, Partinë Socialiste.