Kuba ka nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha dyvjec e lart, duke u bërë kështu sic thotë, shteti i parë në botë që ndërmerr këtë hap kundër koronavirusit. Autoritetet kubane nisën imunizimin e fëmijëve të moshës 2-11 vjec duke përdorur vaksinat e prodhuara nga mjekët vendas, të cilat nuk janë njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vendimi u mor pasi Kuba përfundoi testet klinike të dy vaksinave të saj në fëmijë të vegjël.