Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të "të pafalshme" komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier”. E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt u shpreh thellësisht e alarmuar nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”. Fjalimin polemizues, Orban e mbajti të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka një komunitet të madh hungarez.