Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, u vra tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një gjuetar e qëlloi me armë, duke e ngatërruar me një dre. Ngjarja ndodhi në zonën e Ellendale. Viktima, Santos Maria Chilel Soto, banore e Georgetown, ishte duke ecur në një fushë të hapur së bashku me një burrë dhe dy fëmijë, kur u qëllua nga 74-vjeçari Walter Moorehead, nga Salisbury, Maryland. Sipas Policisë Shtetërore të Delaware, rreth orës 19:40, Moorehead ishte duke gjuajtur nga një strukturë e ulët e kamufluar, e përdorur nga gjuetarët për të qëndruar të fshehur nga kafshët e egra.