Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela.