Ishte vetëm 55 vjeçe kur u diagnostikua me kancer të gjirit në gradën e tretë. Një traumë e jashtëzakonshme, por Rabije Spaho duhet të gjente forca për t’i dhënë kurajo familjes, fëmijëve. Kjo forcë e shpëtoi dhe padyshim mbështetja e familjarëve. Por beteja ishte e gjatë dhe e tmerrshme, Rabija u desh të përballej me disa operacione per shkak të fazës së avancuar.