Një konflikt për pronën në bregdetin e Golemit, në Kavajë, ka rikthyer në vëmendje çështjen e pronave dhe historinë e 70-vjeçares Sheko Ademi, e cila pretendon se prej 3 vitesh po përballet me tentativa për tjetërsimin e pronës së trashëguar nga i ati. Sipas saj, përplasjet janë shoqëruar me incidente të përsëritura, të dokumentuara edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa episodi më i fundit lidhet me pretendimet për dhunë gjatë shoqërimit nga policia.