Shefi i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur nga Levan për situatën e zjarrit që ka përfshirë zonën, duke deklaruar se në terren janë angazhuar të gjitha strukturat, si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Çako tha se forcat po punojnë për të vendosur zjarrin përfundimisht nën kontroll, ndërsa theksoi se era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve. “Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat, nga toka dhe nga ajri, të gjitha njësitë vendore, të suportuara dhe të mbështetura edhe nga forcat nga ajri me helikopter. Jemi duke punuar për të vendosur përfundimisht në kontroll zjarrin. Natyrisht që, për shkak të turbulencave të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme”, deklaroi Haki Çako.