Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve te votuesit. Duke përfituar nga fluksi i njerëzve në qendra votimi, disa gra rome ju drejtohen me shpresën e fitimit të parave. Top Channel vjen me një maratonë informative me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë, intervista me protagonistët, analiza me të ftuar në studio për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë.