Top Channel/ E mërkura e zezë e aksidenteve. Në nëntor, 81,5% aksidente më shumë se një vit më parë
18/12/2023 22:01

Muaji nëntor i këtij viti ka sjellë më shumë aksidente rrugore krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përgjatë muajit nëntor të këtij viti ndodhën 167 aksidente rrugore, krahasuar me 92 të një viti më parë, duke shënuar një rritje me 81,5%. INSTAT bën me dije se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Ndërkohë e mërkura mund të konsiderohet edhe si dita e zezë e aksidenteve, pasi përgjatë muajit nëntor ditën e mërkurë ndodhën 19,8% të aksidenteve, ndërkohë që më pak aksidente ndodhën përgjatë së hënës, 8.9%. Referuar të njëjtave të dhëna nga INSTAT, për një periudhë 11 mujore nga janari në nëntor të vitit 2023, ka pasur 6.4% më shumë aksidente, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përgjatë 11 muajve të këtij viti, sipas INSTAT janë ulur aksidentet për shkak të këmbësorit dhe janë rritur aksidentet e shkaktuara nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52