Interpoli ka lëshuar një “njoftim të kuq” për arrestimin e 39-vjeçares Anastasia Berezovskaya e dyshuar për përfshirje në shpërthimin me bombë në Monako këtë javë, i cili plagosi rëndë biznesmenin me origjinë ukrainase dhe dy anëtarë të familjes së tij. Sipas autoriteteve, e dyshuara është një grua ukrainase që jeton në Gjermani dhe dyshohet se ka vepruar e maskuar si burrë gjatë kryerjes së sulmit. Interpoli e përshkruan atë si gjermanishtfolëse, me flokë të errët dhe me një tatuazh me gjarpër në krahun e djathtë, nga shpatulla deri në bërryl.