Shqiptarët duket se i përqafuan herët mendimet e së majtë, pavarësisht se 47 vitet në komunizëm bënë të besonin se PPSH ishte e vetmja alternative. Në fakt ka mendime përtej të majtës staliniste, të cilat u detyruan të heshtnin pothuajse përgjithmonë. Shumica e këtyre figurave që folën për një të majtë ndryshe u dënuan. E Majta, është një botim që sillet nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert së bashku me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, që na sjell biografinë e disa prej këtyre personazheve.