Top Channel/ “E la në lumin e Shalës”, kolegu: S’kemi asnjë gjurmë nga Edisoni, pronari ku punoi…
21/01/2025 21:27

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se kolegu i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit është parë duke punuar në një bujtinë. “Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi. “Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi Skënder Pepkolaj thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre. “Të premten, vëllai i pronarit që na mori për riparimin e bujtinës, na thirri për darkë. Shkuam bashkë me Edisonin. Të shtunën, më tha të ikja, ndërsa Edisonin do e mbante për punë. Prita deri të shtunën në darkë dhe nuk ma solli Edisonin. Të dielën, në 14:20 më erdhi një mesazhi nga i zoti i shtëpisë, ku thoshte se Edisonin e ka lënë në zall. Dola mora një varkë, shkuam në zall dhe nuk gjetëm njeri. Unë e lashë të shtunën dhe nuk e kam parë më. Aty ku thotë se e la pronari, nuk mund të kalosh, nuk mund të kalojnë as ata që e njohin zonën, jo ne që nuk e njohim. Ne kërkuam në lumë dhe në mal deri në darkë dhe nuk e gjetëm”, thotë punëtori Skënder Peplokaj. Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në Polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

Top Channel/ Janari më i nxehtë në histori/ Temperatura mesatare 13.23 gradë
06/02 23:39
Top Channel/ Dyshohet se i dha fund jetës me pistoletë, policia heton për vrasje në Lezhë
06/02 23:23
Top Channel/ Plagosje me thikë në Korçë/ Rasti i dytë brenda dy ditësh
06/02 23:20
Top News- ‘Na kërcënon Shqipëria’/ Protesta në Filat kundër mbylljes së repartit ushtarak
06/02 22:30
Top Channel/ Tronditet Lezha, gjendet i pajetë brenda mjetit 25-vjeçari, çfarë dyshohet
06/02 20:18
Top Channel/ Grekët në kufi: Ktheni ushtrinë! Banorët afër Qafë Botës në protestë
06/02 19:58
Top Channel/ Projektligji i PD: Vetëm dy gjini/ “S’ka ndryshim pas përcaktimit në aktin e lindjes”
06/02 19:34
Top Channel/“Për qoften”, ‘Telenovelë’ në Tiranë! Nëna e re lidhje të fshehtë, burri e kap mat në..
06/02 19:32
Top News- Gjendet në makinë trupi i një 25-vjeçari/ Balldren, automjeti i padëmtuar nga jashtë
06/02 19:20
Top News- Gjendet trupi i pajetë i një 25-vjeçari në Balldren të Lezhës, pamje nga vendngjarja
06/02 18:25
Top News- Vrau në 2009-ën ish-efektivin në Elbasan/ Prokuroria çon në gjyq Donald Hoxhën
06/02 18:08
Top News- Dumani ‘zbërthehet’ në gjyq/ Bashkëpunëtori i drejtësisë tregon si korruptonte policët
06/02 17:15
Top Channel/ Teatri i ri kombëtar, Veliaj jep lajmin: Brenda vitit përfundon ndërtimi
06/02 15:38
Top Channel/ Letra nga Ferri! Ekspozita me shkrimet e të dënuarve në komunizëm
06/02 15:29
Top Channel/ Flasin për herë të parë familjarët e Gjestit pas deklaratave të Jozit: Babai është…
06/02 15:23
Top Channel/ Mjekët që ikin! 146 mjekë të rinj kanë tërhequr dokumentet
06/02 15:22
Top Channel/ Dënohet “Rumi i Shijakut”, burg për korrupsion me tokat në Gjirin e Lalzit
06/02 15:20
Top Channel/ Gruaja i dha fund jetës, dënohet me burg bashkëshorti në Durrës
06/02 15:17
Top Channel/ Të miturat denigrohen në Instagram! Dhjetëra tentuan vetëflijimin në Korçë
06/02 15:09
Top Channel/ Program 250 mln euro për bujqësinë! Sejko: Garant BSH
06/02 15:04
DIGITALB DIGITALB - OFERTA