Familja e 45-vjeçares shqiptare Lulieta Obzova që u vra në ditën e djeshme në Athinë po përpiqet të përballet me tragjedinë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat që i paraprinë krimit dhe nëse kishte shenja që mund ta kishin paralajmëruar atë. Vëllai i viktimës, Lulieta Obzovës ka rrëfyer për mediat greke se ish-partneri i saj, 50-vjeçari Altin Allmuça edhe më herët e kishte kërcënuar dhe se në një rast kishte nxjerrë edhe armë. “I thashë të shkonte te një avokat dhe të merrte urdhër mbrojtjeje”, ka deklaruar ai.