Gabriel Escobar e përshëndeti nënshkrimit e marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës si shenjë e qartë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë i yni dhe një vend kompetent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta forcuar bashkëpunimin me të, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin. Escobar megjithatë, e pati një mesazh edhe për vendet e tjera të rajonit.