Shumëkush mund të ketë menduar se skandalet e mëdha të Deutsche Bank i përkisnin së kaluarës, por gjigandi bankar gjerman vazhdon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve. Në një moment delikat për bankën, teksa drejtori ekzekutiv Christian Sewing pritej të njoftonte fitime rekord, prokurorët gjermanë bastisën selinë qendrore të Deutsche Bank në Frankfurt dhe një degë në Berlin. Hetimet lidhen me dyshime për pastrim parash dhe përfshijnë një klient të vjetër të bankës, miliarderin rus Roman Abramovich.