Top Channel/ E kaluara e errët e vrasësit/ Denis Meçe, i riu që i mori jetën Eglantin Progës
15/08/2024 19:36

Autori i dyshuar i vrasjes së Eglantin Progës, Denis Meçe nuk e ka për herë të parë vendosjen e prangave. Pak orë pas vrasjes ai u vetëdorëzua në komisariat i kthjellët për të dëshmuar dhe sqaruar pozitën e tij në prani të avokatit. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se para këtij rasti Denis Meçe ka qenë 5 herë i arrestuar për vepra të ndryshme penale. Herën e parë u ndalua kur ishte vetëm 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit. Ku pasi refuzoi të paguante një faturë të majme u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone”. Dy vite më vonë është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” Denis Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, Vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022. Ndërkohë, në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat. Në seancën gjyqësore, mësohet se përmes avokatit të tij, ai ka ofruar një garanci pasurore prej 1 mln lekësh, por është refuzuar.

Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57