Vijon të jetë i rënduar që prej orëve të mëngjesit trafiku në kryqëzimin e Shëngjinit, që lidh Lezhën me bregdetin apo edhe me Velipojën. Pushues nga vendi, Kosova dhe emigrantët që i janë drejtuar bregdetit në këtë të diel të nxehtë korriku kanë qenë të shumtë. Një aks problematik mbetet Tale-Kryqëzim i Shënkollit, piku i trafikut pritet edhe gjatë orëve të pasdites në krahun e kundërt.