Qytetarët e Vlorës kanë nisur të shijojnë plazhin ende pa ardhur zyrtarisht vera. Radhë makinash janë krijuar në qytet, ndërsa bregdetin jonian të Vlorës nuk e preferojnë vetëm vendasit, por edhe të tjerë. Vlora është një prej destinacioneve të preferuara të shqiptarëve dhe turistëve të huaj.