Top Channel/E diel aksidentesh të rënda.Në 24 orë, një viktimë dhe 13 të plagosur në rrugët e vendit
19/07/2026 22:22

E diela regjistroi një bilanc të rëndë sa i përket aksidenteve në rrugët e vendit. Një person humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit. Fatale rezultoi për një drejtues 39-vjeçar aksidenti që ndodhi në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë-Shkumbin. Dy mjete, një tip BMË dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë, e për pasojë humbi jetën 39-vjeçari Barjam Kacani, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me mjetin tip Opel. Ndërkohë që në automjetin tjetër, tip BMË u plagosën 5 persona, mes tyre tre fëmijë. Në një tjetër aksident të ndodhur pak orë më vonë në Lushnje mbeti i plagosur edhe një 47-vjeçar që udhëtonte me motor në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”. Mjeti doli nga rruga, dhe drejtuesi u plagos rëndë. Gjatë mesditës së të dielës, shtatë persona të tjerë u plagosën në segmentin Milot–Rrëshen të Rrugës së Kombit, në afërsi të Fangut të Mirditës. Mes të plagosurve kishte edhe 2 fëmijë të moshave 12 dhe 9 vjeç. Shkak paraprak për këtë përplasje të fortë dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i kryer nga njëri prej automjeteve. Raportohet gjithashtu se është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin në një prej automjeteve të dëmtuara.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06