Top Channel/ “E di që ti do”, policja ngacmoi kolegun në pjesë private, përjashtohet nga Policia
29/11/2025 19:27

Një police e re në Britani është përjashtuar përgjithmonë nga shërbimi, pasi një hetim disiplinor zbuloi se ajo kishte bërë përpjekje të padëshiruara me natyrë seksuale ndaj një kolegu gjatë një daljeje pas pune. Brogan Canning kishte prekur këmbën e kolegut të saj, tentoi ta puthte dhe i tha disa herë: “E di që ti e do.” Oficeri deklaroi se ishte ndier “i zemëruar dhe i turpëruar” nga sjellja e saj. Ajo madje e pyeti: “A të dukem tërheqëse?” pasi ai refuzoi afrimet e saj. Dëshmitarët, përfshirë policët, raportuan se Canning po vepronte “çuditshëm” gjatë gjithë mbrëmjes dhe se e kishin parë të prekte kolegun në mënyrë të papërshtatshme. Canning, e cila kishte konsumuar shumë alkool, pretendoi se nuk i mbante mend plotësisht ngjarjet, por nuk i mohoi akuzat dhe kërkoi falje. Paneli disiplinor vlerësoi se sjellja e saj përbënte shkelje të rëndë etike, duke e cilësuar si një “afrim seksual të padëshiruar” dhe si sjellje “fyes dhe viktimizuese”. Edhe pse Canning kishte dhënë dorëheqjen përpara përfundimit të hetimit, policia konfirmoi se ajo do të ishte shkarkuar nëse do të ishte ende pjesë e forcës. Vendimi përfundimtar e vendos ish-policen në listën e personave të përjashtuar, gjë që e ndalon përjetësisht të punojë në ndonjë forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB