Pas përfundimit të “Big Borther VIP 5”, finalisti Mateo Borri, i cili ishte banori i dytë që u eliminua nga gara për “Çmimin e Madh”, ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. Në Instagramin e tij Mateo ka hedhur një video ku ka falënderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur atë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.