Top Channel/ E dashura 33-vjeçare e Berlusconit përlotet teksa arkivoli nxirret nga katedralja
15/06/2023 18:07

Pesë fëmijët e manjatit italian të mediave e biznesit Silvio Berlusconi i dhanë atij një lamtumirë të përlotur në katedralen e Milanos, bashkë me të dashurën e 83-vjeçarit, Marta Fascina, teksa autoritetet kanë shpallur dhe një ditë zie kombëtare për ish-kryeministrin. 56 vjeçarja Marina, 54 vjeçari Pier Silvio, nga martesa e parë e Berlusconi me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio – si dhe Barbara, 38 vjeçe, Eleonora, 37, e Luigi, 34 – nga martesa e dytë e të ndjerit me Veronica Lario – janë tashmë në qendër të vëmendjes prej zhurmave se cili dhe sa, do të përfitojnë nga pasuria e babait që llogaritet në më shumë se 5 miliardë euro. E dashura e tij 33-vjeçare Marta Fascina ishte ulur në radhën e parë të karrigeve, teksa funerali kishte mbledhur shumë politikanë, liderë biznesi e klubesh sportive, ndërsa tifozë të AC Milan e anëtarë të publikut ishin bashkuar në homazhe jashtë katedrales në sheshin Duomo. Marina, bija e madhe e Berlusconi drejton aksionet e familjes në grupin gjigant shtetëror industrial italian Finindustria, teksa shihej sot e përlotur në arkivolin mbi altar. Fascina gjithashtu duket se ka një vend të përcaktuar mirë në familje, teksa megjithëse nuk u martua me Berlusconi-n, kishin shkëmbyer unaza në një cermeoni simbolike dhe ai e quante publikisht “gruaja ime”. Kritika të shumta janë ngritur në Itali për nderimet shtetërore ndaj ish-kryeministrit të mbushur me skandale financiare, seksuale e tregtare, por që duket se nuk reduktuan numrin e pjesëmarrësve në nderime. Por megjithë kontestimet autoritetet shpallën sot “ditë zie” për vdekjen e një prej njerëzve të kredituar si me më shumë influencë në dekadat e fundit në Itali, kryesisht me mediat e tij televizive. Marta Fascina, raportohet se kishte qëndruar pranë tij në orët e fundit teksa vdiste nga një tip i rrallë kanceri në gjak. Shërbesa funebre u drejtua nga kryepeshkopi i Milanos Mario Delpini, i cili nuk u shpreh me shumë shkëlqim mbi trashëgiminë e kontestuar të Berlusconi-t në fjalën e tij të eulogjisë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30