Top Channel/ Dyshohet se vrau të dashurën, ja se si azilkërkuesi hyri në Britani me vetëm 10 paund?
03/08/2026 21:36

Një azilkërkues jordanez, i cili dyshohet se u largua nga Irlanda pasi e dashura e tij u gjet e vrarë në banesën e saj, raportohet se kishte hyrë fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar duke shfrytëzuar një autorizim elektronik udhëtimi me vlerë vetëm 10 paundësh. Sipas mediave britanike, 28-vjeçari Ahmad Al-Saqar udhëtoi fillimisht në Britani si turist me dokumentin elektronik të udhëtimit, më pas kaloi në Irlandën e Veriut dhe hyri në Republikën e Irlandës, ku kërkoi azil. Ngjarja lidhet me vdekjen e 43-vjeçares amerikane Jamey Carney, e cila u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Killarney, në qarkun Kerry, më 7 korrik. Trupi i saj u zbulua nga vajza 13-vjeçare, e cila ishte kthyer në shtëpi pas një nate jashtë. Sipas autopsisë, Carney humbi jetën nga mbytja, ndërsa mediat raportojnë se ajo ishte goditur edhe me kapakun e rezervuarit të tualetit. Hetuesit irlandezë dyshojnë se Al-Saqar u largua nga banesa në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut dhe fluturoi drejt Stambollit, përpara se të vazhdonte udhëtimin për në Jordani. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga autoritetet jordaneze, por procedurat për kthimin e tij në Irlandë mbeten të paqarta, pasi mes dy vendeve nuk ekziston marrëveshje ekstradimi, shkruan The Sun. Dy oficerë të policisë irlandeze kanë udhëtuar në Jordani për të diskutuar mundësinë e rikthimit të tij, me qëllim që të përballet me një akuzë të mundshme për vrasje. Autoritetet bëjnë të ditur se Al-Saqar kishte përfituar status mbrojtjeje plotësuese në Irlandë, një formë mbrojtjeje humanitare për personat që nuk kualifikohen si refugjatë, por që rrezikojnë të pësojnë dëme serioze nëse kthehen në vendin e origjinës. Ky status i kishte mundësuar edhe rikthimin e pasaportës, gjë që, sipas raportimeve, i lejoi të largohej nga vendi përpara se të lëshohej një urdhër-arrest ndërkombëtar. Megjithëse ai nuk është shpallur zyrtarisht i dyshuar nga policia irlandeze, autoritetet e konsiderojnë një person me interes kyç për hetimin. Sipas raportimeve, Carney ishte zhvendosur në Irlandë në vitin 2021 dhe kishte nisur një lidhje me Al-Saqar pasi ishin njohur në një protestë pro-palestineze. Familjarët e saj e kanë përshkruar 43-vjeçaren si një person tepër të përkushtuar ndaj të tjerëve dhe të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Policia irlandeze vijon hetimet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi rastin të kontaktojnë autoritetet.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23