Vijon të shtohet numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi. Gazetari i Top Channel Dëfrim Karaj bën me dije se deri më tani numri i pacientë ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme. Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por jo vetëm, por edhe virozat.