Top Channel/ Dyshohet se i dashuri e hodhi nga kati i 7, “shpërthen” motra e 13-vjeçares shqiptare
02/11/2024 22:25

Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Italinë, ku Aurora Tila, një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën në Piacenza, pasi dyshohet se u hodh nga kati i shtatë nga ish i dashuri i saj. Në një intervistë për mediat italiane e motra e Aurorës, Viktoria u shpreh se motra e saj nuk ka vrarë veten dhe se dyshimet janë te ish i dashuri i saj 15-vjeçar. Ajo ka rrëfyer se adoleshenti ishte obsesiv dhe kishte sjellje të çuditshme. Aurora ishte një princeshë e vogël, ishte bjonde me sy të çelur dhe kishte sjellje të mirë. Ishte elegante në mënyrën e saj. Aurora ishte e shkëlqyer, do të bëhej psikologe që të ndihmonte njerëz si ai përbindësh. Menjëherë e kuptova se nuk e kishte vrarë veten, se nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Motra ime ka qenë gjithmonë plot jetë, gjithmonë ka pasur një respekt të madh për jetën dhe nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Që në momentin e parë kuptova që se ishte ai (ish-i dashuri) sepse ishte i fiksuar ndaj saj, gjithnjë e më i çuditshëm dhe që përkeqësohej me kalimin e kohës, e dija se ishte ai, e përsërisja vazhdimisht. Ai thoshte se i vinte keq për veten, tha se kishte shumë probleme familjare dhe se nuk e bënte me qëllim, por në të vërtet e dinte shumë mirë se çfarë po bënte. Ditën e parë që e takova kuptova që kishte disa probleme, se diçka nuk shkonte. Jo për të arritur deri këtu, por diçka nuk ishte në rregull. Ai ishte një djalë që shkonte vërdallë duke u përpjekur t’i rrihte të gjithë, duke u përpjekur t’i trembte të gjithë. Ai nuk lejonte askënd që t’i afrohej Aurorës apo atij”, thuhet në deklaratën e motrës së viktimës.

Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01