Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. Dyshohet se një vajzë rreth 7 vjeç është mbytur. Burime pranë Policisë së Bulqizës bëjnë me dije se, gjatë kohës kur po laheshin, niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e ujit i ka marrë ata. Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku për rreth 4 orë kanë bërë të mundur shpëtimin e 4 personave.