Top Channel/ Dyshohet për korrupsion, policia bastis zyrat e krybashkiakut francez
03/04/2024 20:18

Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit. Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron. Aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Le Havre, zoti Philippe shihet gjerësisht si kandidati i mundshëm për të pasuar zotin Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Zyra e zotit Philippe tha përmes një deklarate se ai dhe ekipi i tij “janë plotësisht në dispozicion të prokurorisë për të siguruar të gjithë elementet e nevojshëm për hetimin”. Duke folur më herët për kanalin televiziv të lajmeve BFM TV, zoti Philippe tha se ai dhe ekipi i tij planifikojnë t’u tregojnë hetuesve se ata i respektojnë rregullat. Kontrolli është “pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 lidhur akuza për shitje influence, favorizim, shpërdorim fondesh publike dhe ngacmim psikologjik”, tha burimi pa përmendur specifikisht emrin e zotit Philippe. Por gazeta “Le Monde” shkruante më herët se hetimi synon drejtpërdrejt zotin Philippe, si dhe disa nga ndihmësit e tij. Zoti Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2020 përpara një riorganizimi të qeverisë. Ai ishte kryeministri i parë i qeverisë së Presidentit Macron, i cili u largua nga partia konservatore “Les Republicans” për t’iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017. Në vitin 2020, zoti Philippe u rizgjodh në krye të bashkisë në “Le Havre”, një qytet-port industrial në Francën veriore ku ai ndërtoi karrierën e tij politike./VOA Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04