Top Channel/ Dyshime për paktin Rama-Meloni, në pikëpyetje ligjshmëria e protokollit për kampet
12/03/2026 12:55

Gjykata e Apelit në Romë i ka dhënë një tjetër goditje marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për kampet. Këtë herë, ajo vë në pikëpyetje legjitimitetin e të gjithë protokollit Itali-Shqipëri. Gjykata ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e ndalimit të tre shtetasve marokenë që janë dërguar në kampin e Gjadrit, duke vënë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e të gjithë marrëveshjes. Në tre vendime të lëshuara javët e fundit në procedurat për të vërtetuar ndalimin e tre qytetarëve marokenë kundër të cilëve ishte lëshuar tashmë një urdhër dëbimi, gjyqtarët në Romë thonë se "kërkesa për të vërtetuar ndalimin e tyre nuk mund të ishte lëshuar duke pasur parasysh se kjo Gjykatë Apeli dyshonte në legjitimitetin e dispozitave të Protokollit Itali-Shqipëri dhe ligjit pasues të ratifikimit. Gjykata e Apelit e Romës kujton se është në pritje të një vendimi të ri nga Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet më më 23 mars. Në vendimin e tyre dhjetëfaqësh, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit deklarojnë se "dyshimet e ngritura tashmë në lidhje me përputhshmërinë me Nenin 9 të Direktivës Evropiane, i cili parashikon që azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në Shtetin Anëtar derisa të merret një vendim për kërkesën e tyre, mbeten ende sot". Dhe kjo është pikërisht pika kyçe e dhjetëra masave që kanë liruar emigrantët që presin riatdhesimin, shumë prej të cilëve kishin dënime të mëparshme për krime të rënda, dhe të transferuar nga Italia në Shqipëri. Të transferuar në Gjadër, migrantët rikërkuan azil dhe, sipas rregullit të riafirmuar sot nga gjyqtarët, ndërsa presin aplikimin e tyre (të cilin qeveria e quan instrumental), ata kanë të drejtë të qëndrojnë në tokën evropiane. Dhe Shqipëria, qartësisht, nuk është e përshtatshme, mbyll gazeta la reppublica shkrimin e saj. Ky është një tjetër vendim që shton debatet rreth zbatimit të marrëveshjes Itali–Shqipëri për trajtimin e migrantëve të mbërritur në territorin italian

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43