Vijojnë radhët kilometrike në pikën kufitare të Morinit, në hyrje të Kosovës. Qindra udhëtarë po përballen me pritje të gjata, që në disa raste shkojnë deri në një orë. Temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin në radhë, ndërsa qytetarët shprehen të revoltuar për situatën e krijuar. Sinkron me udhëtarët… Në shenjë proteste për pritjet e gjata në kufi, drejtuesit e automjeteve i bien borive, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për menaxhimin e fluksit.