Mirupafshim Shqipëri, kjo është përshëndetja e fundit që japin emigranit para se të largohen nga vendlindja. Fundi i muajit gushte e gjen Portin e Vlorës me një numër të madh pasagjerësh. Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi. Kryesisht kane qene emigrantet shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali por dhe shume turist Italiane jane larguar kete fund jave.