Mbi 11 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri përmes portit më të madh të Durrësit gjatë fundjavës, ndërsa 3300 të tjerë mbërritën paraditen e së hënës me 3 tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës. Këto ditë porti i Durrësit po përballet me një fluks të madh udhëtarësh, kryesisht emigrantë dhe turistë nga vende të ndryshme që vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.